Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Besnik Restelica, te varri i dëshmorit në Besianë, te xhamia e vjetër afër Motel “Besiana” do të bëhen homazhe dhe do të evokohen kujtime,nga bashkëveprimtarët e Besnikut. 21 vite më parë UDB-a serbe kishte arrestuar Besnik Restelicën, dhe nga torturat më çnjerëzore që ushtroi ndaj tij ia morën jetën pa mëshirshëm. Besniku ishte besnik ndaj shokëve, besnik ndaj idealeve të tij dhe shokëve për Liri, dhe ashtu qëndroi deri në vdekje. Vrasja barbare e Besnikut në lokalet e Burgut të Prishtinës ishte shumë e dhembshme për Kosovën, shokët dhe për gjithë UÇK-në. Familja humbi birin e saj të shtrenjtë , UÇK-ja humbi luftëtarin më të mirë dhe më të fortë që kishte. Andaj edhe sot në përkujtim të dëshmorit Besnik Restelica përpos familjarëve pritet të marrin pjesë ish luftëtar të lirisë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë tjerë liridashës nga Llapi e më gjerë.( M . K . )
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …