Në 22 vjetorin e rënies heroike përkujtohen 15 dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj“

Në 22 vjetorin e rënies heroike përkujtohen 15 dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj“

Në 22 vjetorin e rënies heroike të 15 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj“ në bjeshkë të Ogiçes, ish Batalioni Gardist ka organizuar homazhe, pranë varreve të shokëve dëshmorë. Në fshatin Kodrali dhe në Kompleksin e Varrezave në Gllogjan. Më këtë rast Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj tha se ata ishin djemtë e zgjedhur të këtij kombi. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja. Ata ishin Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”. “Sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë luftën heroike dhe sakrificën tyre. Flijimin dhe vetëmohimin. Me dhembje e krenari!”, ka thënë Haradinaj.

Në 22 vjetorin e rënies heroike përkujtohen 15 dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj“

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …