Në nderim të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Haradin Bajrami me 2 prill 2021 mbahen homazhe tek lapidari i tij në fshatin Rreze-Leletiq në orën 10:00. Por edhe Federata Atletike e Kosovës në bashkëpunim me klubin atletik “Blinaja”, të cilat të dielën e 4 prillit do ta organizojnë garën e vrapimit për nder të dëshmorit Haradin Bajrami. “Vrapojmë shtigjeve të Haradin Bajramit”, quhet gara, e cila është mbështetur nga Kuvendi Komunal i Lipjanit dhe familja e dëshmorit Haradin Bajrami, i cili e dha jetën për lirinë e Kosovës. Kjo garë tashmë është bërë tradicionale dhe vit pas viti po masivizohet.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …