Në 22 vjetorin e rënies nderohen dëshmorët e Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”

Sot në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, janë bërë homazhe dhe nderime, në ditën e dëshmorëve të kësaj brigade. Nderimet dhe homazhet u bënë në kuadër të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismet Jashari-Kumanova, dhe dëshmorëve të tjerë të Brigadës 121. Krahas zyrtarëve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, homazhe në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 të UÇK-së, kanë bërë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale, si dhe familjarë të dëshmorëve. Nderimet, në këtë përvjetor u bënë në mënyrë më të veçantë, për arsye të pandemisë me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …