Në 22-vjetorin e rënies nesër më 30 prill 2021 përkujtohen, Adem Gashi dhe Xhafer Gashi

Në 22-vjetorin e rënies nesër më 30 prill 2021 përkujtohen, Adem Gashi dhe Xhafer Gashi

Përkujtojmë me pietet të gjithë të rënët me 30 prill të vitit 1999 nga Verboci të Drenasit, në veçanti vëllezërit tanë: Adem e Xhafer Gashi, si dhe të gjithë të rënët e tjerë; vëllezërit  dhe motrat tona, që u ekzekutuan nga pushtuesi gjakatar serb në mënyrën më barbare tek vendi i quajtur,  «Shavarina » te Feronikeli i Drenasit. Si të gjithë të ekzekutuarit e  tjerë të asaj llahtarie, edhe vëllezërit tanë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse e donin atdheun tonë të lirë, pse lindën e rritën fëmijë shqiptarë. Ademi ishte mërgimtar i hershëm, Xhaferi ishte punëtor arsimi që ngriti gjenerata të tëra për t’i dalë zot atdheut.

Jetojmë me kujtimin për ta.

Mujë dhe Xhevrie Gashi, si dhe familja e gjerë Gashi nga Verboci i Drenasit.

Muhamet Gashi- Muja

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …