Me rastin e përvjetorit të 22-të të dëshmorëve të kombit Hamdi (Ibish) Berisha dhe Kasim (Rexhep) Shala të datës 27 janar 2021, në orën 11:00, do të bëhen homazhe vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë për shkak të pandemisë Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Organizatës se Familjeve të Dëshmoreve Dega në Pejë njëherit motra e dëshmorit të kombit Kasim Shala, znj. Safete Shala përmes rrjetit social.
