Në 22-vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, Vezir Hazir Kolshi, më 1 prill të vitit 2021 duke filluar në orën, 12. 00, në ambientet e Bibliotekës së qytetit të komunës së Lypjanit do të shfaqet filmi dokumentar për dëshmorin e kombit, Vezir Kolshi nga fshati Baincë. Realizimin e dokumentarit e ndihmuan: “Grupi i grave” në Lypjan dhe Këshilli Organizativ i fshatit Baincë, financuar nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti, i cili do ta ketë edhe fjalën me rastin e shfaqjes së filmit. Ju bëjmë me dije se me rastin e përurimit të filmit do të respektohen masat lidhur pandeminë, thuhet në njoftimin e publikuar. Filmi dokumentar për dëshmorin e kombit, Vezir Kolshi, është prodhim i Televizionit Dielli, i ndihmuar edhe nga Radio-Kosova e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …