leoni

Në 23- vjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, Fronti Europian ka mbajtur akademi për legjitimitetin e saj

Në 23- vjetorin e  Marrëveshjes paqësore të Ohrit, Fronti Europian ka organizuar dhe ka mbajtur akademi për legjitimitetin e saj. Bujar Osmani përfaqësues nga Fronti Evropian tha se Marrëveshja e Ohrit qëndron si një gur-themel i paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut duke mëshiruar aspiratat e gjithë qytetarëve të saj për një shtet dhe shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Sipas tij 23 vjet më parë më 13 gusht 2001 u nënshkrua Marrëveshja paqësore e Ohrit duke i dhënë fund një periudhe lufte dhe duke vendos Maqedoninë e Veriut në një rrugë drejtë pajtimit, barazisë, drejtësisë, qeverisjes konsensuale dhe integrimit euroatlantik. Zhvillimet e fundit politike në qeverinë e re të koalicionit të formuar si rezultat i zgjedhjeve të mbajtura në maj 2024 kanë cenuar rëndë themelet e synimit dhe qëllimit si dhe parimet themelore të marrëveshjes së Ohrit. Veprimet irracionale në rrafshin e kufizimit të standardeve të pjesëmarrjes politike të arritura me përpjekje gjatë dekadash për të garantuar standardet e gjithë përfshirjes janë në kundërshtim po me këtë synim dhe qëllim të marrëveshjes së Ohrit dhe qëllimin e palëve nënshkruese”, tha Bujar  Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …