9 persona kanë vdekur dhe 120 raste te reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Numri i të vdekurve ka shkuar në 525, ndërsa i të infektuarve në 13 mijë e 454. Siç njofton IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 452 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …