Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 213 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …