IKSHPK

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar 157 persona nga Covid-19 dhe janë paraqitur 168 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar 157 persona të prekur nga Covid-19 dhe janë paraqitur 168 raste të reja. Po ashtu, ky institut ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë persona të prekur nga koronavirusi. Numri total i rasteve pozitive është 6 045 raste nga 31 956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 675”, ka njoftuar IKShPK.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …