Në 24 vjetorin e rënies, nënkryetari i komunës së Rahovecit Fatmir Iska, bashkë me përfaqësues të OVL – UÇK-së e bashkëpunëtorë të tjerë, nderuan heroizmin e dëshmores Hadije Spahiu nga Rahoveci. Luftës tonë për çlirimin e vendit iu bashkuan djem e vajza të zonja për t’i dalë në mbrojtje vendit, e tillë ishte edhe Hadije Spahiu, e cila nuk kurseu asgjë, madje as jetën për lirinë e Kosovës. Gjaku i dëshmorëve është dëshmi e kohës që do të mbahet në mend gjatë e do të shkruajë Historia jonë e lavdishme, ka thënë nënkryetari Iska. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjitha dëshmoret e dëshmorët e kombit!