Në 24 – vjetorin e rënies heroike, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, përkujtuan dëshmorët e kombit, Visar Hoti dhe Safet Latifi, të cilët në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti, kapën armët dhe luftuan kundër pushtuesit. Veprimtaria e Visarit dhe e Safetit është e gjallë, e prekshme dhe jehona e të bëmave të tyre jetojnë ende në mendjet e zemrat tona. “Veprat që na i lanë Safeti e Visari dhe të gjithë dëshmorët e lirisë, na mësojnë se si duhet të përballemi me të keqen, pa u ligështuar asnjëherë, se si është e mundshme të shkrijmë fuqinë dhe dijen tonë për ta çuar përpara Kosovën, se si duhet të jemi shembull në veprime, se si nuk duhet të lëshojmë pe dhe as të flemë të qetë, kur është në pyetje interesi i përgjithshëm.”- u shpreh kryetari Latifi.