NË 24-VJETORIN E RËNIES, PËRKUJTOHET HEROI SHEJH MYHEDIN SHEHU

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me bashkëluftetarë, miq e familjarë, sot, nderuan para shtatores së tij, atdhetarin e madh dhe prijësin fetar nga Rahoveci, heroin Shejh Myhedin Shehu, i cili 24 vjet më parë u vra barbarisht nga pushtuesit serb. “Çdo fjalë është e mangët dhe e paplotë për ta përkufizuar aurën e Shejh Myhedinit prej një njeriu me vlera të larta njerëzore, kombëtare dhe shpirtërore. Formimi i tij familjar i kishte kultivuar atij një dashuri të veçantë për njerëzit dhe kombin shqiptar dhe e kishte përgatitur për sakrificë e vetëflijim. Ra duke i kontribuar çështjes kombëtare, përpjekjes sonë për liri dhe pavarësi. Vepra e tij e ka bërë të pavdekshëm dhe shembull, se si duhet dashur e mbrojtur kombi kur kalon në kohë të vështira, sikurse 24 vjet më parë”-tha në  postimin e tij kryetari Latifi. I përjetshëm kujtimi për Shejh Myhedin Shehu!

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …