Ashtu si me 4 janar 2023, edhe dje e sot kanë vazhduar vizitat në Radion Kosova e Lirë për të uruar, 24 vjetorin e fillimit të transmetimit të Programit. Sot në ambientet e Radios Kosova e Lirë ishte për vizitë drejtori i Shkollës Fillore e Mesme e Ulët, ”Liria” nga Strovci i Vushtrrisë, z. Ardian Jashari. Me rastin e 24 vjetorit të themelimit të Radios Kosova e Lirë në emër të shkollës, “ Liria”, drejtori ndau Mirënjohje për Radion, me motivacion “Për kontributin e dhënë për Lirinë e vendit”.
Drejtoria e Radios dhe stafi i saj, me këtë rast falënderon të gjithë ata që kanë treguar dhe po tregojnë mirënjohje, respekt e nderim për punën e palodhshme të kësaj Radioje të luftës dhe të paqes në Kosovë. Gjithmonë me Ju dhe për Ju, dëgjues, simpatizantë, miq e dashamirë të ZËRIT TË LIRISË DHE TË FITORES.