Në 25 vjetorin e çlirimit të Gjilanit OVL e UÇK-së, nderon me Mirënjohje drejtorin e RKL, profesor Ahmet Qeriqi. Mirënjohjen e ndau anëtari i kryesisë së OVL UÇK në Gjilan luftëtari i lirisë Shaqir Shaqiri.
Në Vendim shkruhet:
Mirënjohja i ndahet nga Kryetari i degës së OVL, z. Xhevdet Mehmeti. ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, GJILAN
Numri i protokollit, 27424 Data: 1576/2024
Mbështetur në nenin 5 të Statutit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i OVL UÇK-së dega në Gjilan, mori këtë:
VENDIM
- Të i ndajë mirënjohje veteranit të UÇK-së, z. Ahmet QERIQI
- Mirënjohja i ndahet me motivacionin: “Në shenjë respekti e nderimi për aktivitetin e tij të pa kompromis dhe vetëmohues në themelimin, konsolidimin dhe shtrirjen e UÇK-së, si drejtues i suksesshëm i radios së luftës “Radio Kosova e lirë”, si dhe ruajtës i karakterit dhe i idealit çlirimtar të luftës së UÇK-së”.
- Mirënjohja i lëshohet me rastin e 25 vjetori të çlirimit të Gjilanit.
- Vendimi hynë në fuqi ditën e nënshkrimit.
I dedikohet:
- Te emëruarit
- Arkivit të OVL UÇK-së
UÇK GJILAN
OVL UÇK Dega në Gjilan
Xhevdet Mehmeti, Kryetar