Në 25-vjetorin e përjetësimit kujtohet dëshmori Mentor Krasniqin nga Bukoshi

Sot, në 25-vjetorin e përjetësimit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar dëshmorin, Mentor Krasniqin nga Bukoshi. Kryetari Latifi tha se, heroi Mentor Krasniqi përherë do të kujtohet si luftëtar trim dhe djalë i zoti, i cili qe në rreshtat e parë të UÇK-së dhe në vijat më të nxehta të zjarrit, luftëtari që bëri stërvitjen e ushtarëve e u dëshmua për guxim dhe vendosmëri deri në ditën e përjetësimit, më 2 qershor 1999, ku u stolis me kurorën e lavdisë, për shkak të plagëve të rënda që mori në luftimet mbinjerëzore të zhvilluara një ditë më parë në betejën e njohur të Bukoshit. Drita e veprës dhe gjakut të Mentorit, si dhe e të gjithë luftëtarëve që ranë me pushkë në dorë, ndriçon rrugën për brezat që duan t’i shërbejnë atdheut dhe kombit. E pavdekshme është vepra atdhetare e Heroit Mentor Krasniqi!

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt u bë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit …