Në 25-vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët, Agim Kelmendi, Gani Paçarizi dhe Tafil Zyberaj

Në 25-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Agim Kelmendi, Gani Paçarizi dhe Tafil Zyberaj, sot kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtar, miq e bashkëpunëtorë, bënë homazhe në shënimin e njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Rahovecit. 25 vjet më parë, në Fortesë u shkrua epopeja e qëndresës duke luftuar kundër pushtuesit që kishte mësyrë qytetin e Rahovecit ku forcat tona çlirimtare po luftonin me hordhitë serbe. “Epopeja e UÇK-së në Fortesë ndaloi për 30 orë depërtimin e forcave ushtarake dhe policore serbe në Rahovec. Në këto luftime të përgjakshme, humbëm bashkëluftëtarë të sprovuar nëpër beteja, shumë shokë na u plagosën, disa prej tyre u zunë edhe rob, barbaria serbe vrau shumë  bashkëqytetarë tanë, por luftimet e atyre ditëve të korrikut përvëlues, rezistenca e UÇK-së dhe mbështetja që i dha popull ynë në këto anë, i bëjnë nderë Kosovës dhe kombit tonë.” – u shpreh kryetari Latifi. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut që ranë në betejën e Fortesës më 18 korrik 1998!

May be an image of 8 people, artillery, military uniform, the Vietnam Veterans Memorial and text

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …