Në 25-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri

Në 25-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri

25 vjet më parë, më 6  nëntor të vitit 1998, në fshatin Apterushë të Rahavecit kanë rënë dëshmorë luftëtarët e lirisë: Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri. Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi kanë marrë pjesë edhe në luftën atdhetare të Kroacisë, në mesin e disa mijëra vullnetarëve shqiptarë. Në këtë 25 vjetor  të rënies së tyre heroike, me homazhe dhe vizita  te lapidarët e pllakat e tyre  përjetësisë, përkujtohen këta pesë dëshmorët të kombit, të cilët ranë në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i solli vendit lirinë e pavarësinë, të cilën por e gëzojmë të gjithë, madje edhe më  shumë ata që nuk kanë pasur as kanë ndonjë meritë për çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …