Në 25 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Sot, në 25 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc i komunës së Malishevës. Në përkujtim të rënies së tij, sot u bënë homazhe dhe u vendosën lule, në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, ku edhe prehet trupi i dëshmorit. Homazhe dhe nderime në përkujtim të dëshmorit Brahim Morina, bashkë me familjarë, kanë bërë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari, Vesel Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, bashkëluftëtar dhe qytetarë të shumtë. “Gjaku dhe sakrifica e dëshmorit Brahim Morina dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, janë themeli i shtetndërtimit, prandaj, ne të gjallët, me respektin më të madh, i kujtojmë dëshmorët dhe duhet të punojmë në ndërtimin e komunës sonë, të vendit dhe duhet ta qojmë në vend amanetin e tyre. Të gjitha gjërat tjera në jetë, vijmë e shkojnë, por vepra e dëshmorëve, është e përhershme dhe e pavdekshme. Nderime dhe respekt pa fund për të gjithë dëshmorët dhe gjithë sakrificën për liri”, ka thënë mes tjerash, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë homazheve në nderim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit, Brahim Morina.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …