Qeveria-Kurti anashkalon nga organizimi zyrtar shoqatat e dala nga lufta si dhe komunën e Skënderajt, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka thënë me këtë rast se do të kenë agjendë të përbashkët me shoqatat e tjera të dala nga lufta, dhe “Epopeja e UÇK”-së do të shënohet ndarazi nga qeveria. “E kemi agjendën tonë dhe jemi në bashkëpunim me komunat në nivel të Kosovës, por nuk jemi bashkë-organizim vetëm me Qeverinë e Kosovës. Është hera e parë që nuk kemi pasur ftesë për me qenë në Këshillin Organizues. Ma herët është thënë se do të krijohet Këshilli Organizues, megjithatë ne nuk jemi ftuar. Është ky vit i parë që nuk kemi qenë pjesë e organizimit. Ky kryeministër, kjo qeveri po tregohet anti-UÇK, po e atakon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet t’i tregojnë arsyet pse. Për dallim nga vitet e tjera as Komuna e Skenderajt nuk është përfshirë në Këshillin Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK”-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …