Në 29-vjetorin Masakrës së Malishevës, sot janë bërë homazhe në vendin e rënies së Ali Kryeziut dhe Hysni Mazrekut

Në 29-vjetorin Masakrës së Malishevës, sot janë bërë homazhe në vendin e rënies së Ali Kryeziut dhe Hysni Mazrekut

Me rastin e 29 vjetorit të masakrës në Malishevë, të cilën e kanë kryer forcat serbe,  sot janë bërë homazhe në vendin e rënies, te pllakën e ngritur për dy të vrarët, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e tyre në Malishevë dhe Bubavec. Homazhe kanë bërë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar komunal, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, i shoqëruar edhe nga anëtar të kuvendit, ish drejtuesit e komunës në vitin 1990.

Më 30 janar të vitit 1990, një ditë pas protestës së madhe në Malishevë, forcat policore kanë shtënë mbi popullatën e Malishevës, ku janë vrarë Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë në Malishevë dhe në katër drejtimet, në hyrje dhe dalje të Malishevës. Ngjarja e 30 janarit të vitit 1990, është një prej ngjarjeve që shënon edhe kthesë të madhe në institucionet e asaj kohe, pasi për herë të parë është bërë një reagim dhe kundërshtim nga ana e institucioneve, lidhur me vrasjen e qytetarëve të pafajshëm nga regjimi.

Krahas reagimit nga niveli komunal, është reaguar ashpër edhe në Kuvendin e Krahinës Autonome të Kosovës, nga përfaqësuesit e Komunës së Malishevës, e që më vonë, është bërë edhe suprimimi i statutit të Komunës së Malishevës dhe fshatrat e Malishevës, janë shpërndarë në katër komuna. Po ashtu, kjo ngjarje, krahas reagimit institucional, kishte bërë jehonë edhe në arenën ndërkombëtare, dhe të gjitha televizionet dhe agjencitë e lajmeve në tërë botën, kishin njoftuar për këtë ngjarje dhe për reagimin e institucionit të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …