Yuri Kim

Në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, ambasadorja, Kim shprehet ashpër për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi

Ajo me këtë rast ka shkruar: Jemi këtu për të festuar 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, është një gur themeli në ndryshimet demokratike në Shqipëri. Ju keni vendosur një ndryshim të vërtetë. Reforma në 2016 ishte e nevojshme dhe falë atyre ndryshimeve, GJK është e gatshme që të vendosë në kritere për ata që duan të jenë pjesë e kësaj gjykate. Mezi pres që Gjykata të ketë çdo vend të plotësuar. Gjyqësia nuk është e thjeshtë, apo e shpejtë, por po ecën para. Po jep rezultate. Ata që thonë të kundërtën, ata që nuk duan të kenë rezultate duan ta kthejnë Shqipërinë në të shkuarën. Në një kohë kur gjyqtarët mund të bliheshin ose kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët nuk besonin se kishte diçka të tillë si gjykata dhe gjyqi. Nuk kishin paratë dhe lidhjet për të blerë të ardhurën e tyre. Mënyrat e vjetra kanë zbuluar sekrete nga një kohë e errët. Ajo kohë është e mbaruar. E gëzuat kohën tuaj, i mbushët xhepat. Koha juaj mbaroi. është koha që të lini njerëzit normalë që të besojnë se ka drejtësi në Shqipëri. Se ia vlen që ata dhe fëmijët e tyre të rrinë këtu, sepse ka ndëshkim për ata që kryejnë krime. Mos iu përgjigjuni telefonatave, mos merrni dhurata, mos kini frikë nga kërcënimet. Bëni punën tuaj, u shpreh, ambasadorja Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …