Me rastin e 32 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Bedri Ilaz Sokoli, familja e dëshmorit ka njoftuar të gjithë farefisin e bashkëveprimtarët se sot me 1 nëntor 2021 në orën 13:00, mbahen homazhe përkujtimore në kompleksin e dëshmorëve, në fshatin, Penuh! Më 1 dhe 2 nëntor të vitit 1989, në qendër të Prishtinës dhe te Kodra e Diellit kanë rënë tre militantë të Lëvizjes sonë kombëtare: Bedri Sokoli, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Bedriu ishte një djalosh i ri i kalitur me ideale çlirimtare, i cili luftën e tij kundër regjimit okupator jugosllav, e kishte filluar në vitin 1981 në mesin e gjeneratës së vet dhe e kishte kurorëzuar me gjakun e derdhur për liri, më 1 nëntor të vitit 1989, gjatë protestave dhe demonstratave të asaj kohe, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …