Së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë të shumtë, sot, në 35-vjetorin e përjetësimit, te vendi i rënies në lakun e Brestocit, nderuam kujtimin për heronjtë: Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël.
Janarët e përflakur janë gjurmë të përpjekjeve titanike për luftën çlirimtare, prandaj nderimi e respekti për ata që qëndruan dhe u flijuan, është dhe do të jetë i përjetshëm.
I lavdishëm ishte dhe mbetet misioni dhe ideali i tyre! Qoftë i paharruar 27 janari i vitit 1990!
Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.