Në katër vitet e qeverisjes së Albin Kurtit, një numër i madh premtimesh që lidhen me sektorin e ekonomisë kanë mbetur të pa realizuara. Krijimi i Bankës Zhvillimore, shuarja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe premtimi, për banim të përballueshëm për 4 mijë familje, janë disa nga to që nuk u bën realitet përveç Ligjit për Fondin Sovran i cili është në Gjykatën Kushtetuese. Përkundër lëvdatave të pushtetit se ka pasur progres ekonomik në këtë mandat, nga opzoita dhe njohës të ekonomisë thonë se qeveria ka dështuar në zhvillimin e sektorit të ekonomisë. Në prezantimin e plotë të programit qeverisës (2021-2025), kryeministri Albin Kurti pati theksuar në një seancë parlamentare me të marrë mandatin qeverisës se “Programi që keni para jush është reflektim i premtimeve jo vetëm të fushatës elektorale por edhe të angazhimeve për të ardhmen,” duke shtuar se, po ashtu do të shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit, porse premtime këto që nuk u mbajtën. Opozita thonë se qeveria ka dështuar të realizojë investime kapitale dhe projekte të rëndësishme.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, …