Në 4 vjetorin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, luftëtarit, Brahim Krasniqi (1947 – 2016)

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, luftëtarit, Brahim Krasniqi (1947 – 2016)

Brahim Krasniqi,  u lind më 12 nëntor të vitit 1947 në fshatin Caravik tē Komunës së Klinës . Është fëmija i 4 i babë Latifit dhe Nënës Kade. Kishte të përfunduar shkollën fillore dhe të mesme si dhe shkollën e lartë për saldues në Gjakovë. Ishte martuar me Feride Dibranin, me të cilen kishte 7 fëmijë, 5 djem e 2 vajza . Shquhej si një burrë i dëgjueshëm e i respektuar ndaj familjes e ndaj shokëve, por kurbeti ja ndërpreu ëndrrën.

Fillimisht ai punoi në vise të ish-Jugosllavisë si Slloveni , Kroaci etj . Ndërsa në vitin 1971 vazhdon veprimtarinë e tij në Gjermani , gjithmonë për të njëjtën arsye , përkrahjen e familjes . Pas kthimit nga Gjermani fillon punën në ndërmarrjen ,,Mirusha” në Klinë deri në vitet e 90, ku ishte ndër të parët që nuk pranoi të vazhdonte punën me plan-program serb edhe pse familja e tij vareshin nga ai , kjo e gjitha sepse ai dëshmoi dashurinë dhe besnikërinë e tij ndaj atdheut . .

Nga ky vit e deri në fillimet e para të luftës, ai punoj në ndërtimtari në sektorin privat. Lëvizjet e para të UÇK nuk e zunë atë në befasi, pasi që gjithmonë ai u shfaq i gatshëm të luftoj për të mbrojtur interesat dhe pavarësinë e popullit shqiptar. Numri i viteve të tij ishte shumë i vogël në krahasim me deshirën e madhe për të mbrojtur vlerat e çiltërta të shtetit Shqiptar.

Menjëherë u radhit në frontet e para të UÇK-së , në Zonën Operative të Drenicës , BRIGADA 113″MUJË KRASNIQI” ,Batalioni III, Kompania e II , Togu i III, njësiti Zogu, fshati Caravik.

Përkundër moshë së shtyrë dhe nevojës së madhe për armatim , ai u bashkangjit shokëve të tij në rrugën për furnizim në Shqipëri . Përkundër insistimeve të komandantit Sokol Bashota dhe shokëve të tjerë të luftës që ai mos të shkonte në Shqipëri për shkak të moshēs së shtyrë , ai ishte kēmbëngulës të shkonte sepse qellimi i tij i vetëm ishte të sillte sa më shumē armatim për ta luftuar okupatorin serb e për ta kthyer lirinë e këtij vendi . Pas kthimit nga Shqipëria , XHA BRAHO i luftës , siç e quanin bashkëluftëtaret , si një luftëtar i shquar , besnik , trim , ai merr pjesë në shumë beteja si në: Caravik, Abri, Terdefc , Gullbovc , Baincë , Terstenik e shumë beteja tjera . Vlen të theksohet beteja e datës 2 gusht ’98 ku Forcat Serbe mësyn fshatin Caravik pas thyerjes së grykës së Dollcit dhe të Llapushnikut , ku pas një beteje të gjatë dhe të ashpër , Xha Braho mbeti i plagosur në vijën e parë të frontit te pika “Zabeli i Bashotve “.

Nga beteja ai u dërgua në spitalin ushtarak të Likovcit . Xha Braho gjithmonë u shqua si një person qe tek të gjithë mbjelli frymën e atdhedashurisë , e këtë më së miri e tregon qe pas vete në radhët e UÇK që nga ditët e para kishte edhe djalin e tij , Petritin , qe mori poashtu pjesë në shumë beteja edhe pse në moshë shumë të re, 17 vjeçare.

Për veprën e Xha Brahos , besnikerinë , heroizmin dhe trimerinë e tij në frontet e luftës rrëfejnë komandantë e bashkëlufterarë të tij. Xha Braho arriti të shijoi lirinë për tē cilen ai kishte luftuar .Ai dha një kontribut të madh në shtet ndërtimin e vendit qe e mbrojti dhe e deshti aq shumë . Pas luftës , si një Invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdoi të shijonte frymën e lirë dhe pavarësinë e Kosovës pranë familjes së tij , në dheun për të cilin luftoi dhe lirinë e fituar me gjakun e më të mirëve . Pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë më datën më 2 maj të viti 2016 dhe u varros në varrezat e fshatit të tij të lindjes,  me nderime të larta ushtarake dhe pjesëmarrje të figurave të mëdha të kombit Shqiptar.

XHA BRAHO la pas vete një familje të gjerë , shumë të dashur e të respektuar , qe me plot krenari ndjekin rrugën e artë të babait të tyre dhe që gjithmonë bëjnë krenar me punën dhe sukeset e arritura . Në 1 vjetorin e vdekjes së XHA BRAHOS , në kujtim të veprës dhe kontributit të tij për lirinë e vendit , nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Klinës , njëherit edhe bashkëluftëtarit të Xha Brahos, Sokol Bashota, në Komunën e Klinës u organizua Akademi përkujtimore në nder të veprës dhe jetës së Xha Brahos , ku u rrëfyen beteja të Xha Brahos nga bashkëluftetarë të tij e poashtu nga bashkëluftëtari i Xha Brahos dhe këngëtari i mirënjohur Halit Gashi, iu kushtua një këngë . Në fshatin e tij të lindjes poashtu u zbulua pllaka përkujtimore me nderime të larta . Sot në 4 vjetorin e tij, ne përkujtojmë njerëz të tillë më të cilët është shkruajtur Historia e Kosovës dhe të cilët janë shembulli më i mirë ndër gjenerata për sakrificen e tyre për atdheun, e kur flasim për veprat e tyre ndoshta nuk do mjaftonte edhe një libër.

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …