Është përkujtuar sot në Sllatinë të Ulët, dëshmori Sherif Frangu, në 43 vjetorin e rënies. Për të kujtuar jetën dhe veprën e tij, u bënë homazhe tek varri i dëshmorit në varrezat e fshatit Sllatinë, ku pos familjarëve dhe të afërmeve, kurora lulesh vendosen edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Nënkryetari Hasan Aliu, drejtor të drejtorive komunale, bashkëveprimtarë të tij, etj.
Dëshmori Sherif Frangu, u vra me 3 prill të vitit 1981, në demonstratat e organizuara në Ferizaj.