Në 48 orët e fundit në Malishevë 37 të shëruar nga covid dhe 35 raste të reja

Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 37 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 35 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 4079 raste, prje tyre 3856 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 136 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …