Më një Akademi përkujtimore përkujtohet ish-pjesëtari i UÇK-së, Qerim Kelmemdi në një vjetorin e vrasjes së tij

Në 5-vjetorin e martirizimit të veprimtarit e atdhetarit të mirënjohur, Qerim Kelmendi, u mbajt një Akademi përkujtimore

Në 5-vjetorin e martirizimit të veprimtarit, Qerim Kelmendi,  u mbajt një Akademi përkujtimore, ku  u theksua kontributi i tij në luftën për liri dhe sakrifica që ai bëri për kauzën kombëtare. Besnik Kelmendi, vëllai i Qerim Kelmendit, ka kritikuar institucionet e drejtësisë për mungesën e përparimit në hetimet mbi vrasjen e vëllait të tij. Ai  shprehu zhgënjimin e familjes për faktin që edhe pse deri më tani janë ndërruar tre-katër prokurorë, rasti ende nuk është zbardhur. Ai saktësoi se fatkeqësisht, nuk ka asgjë edhe organet e drejtësisë janë shumë të ngathëta, nuk po veprojnë, a nuk po duan, a nuk po guxojnë, a nuk po dinë. Janë ndërrua 3-4 prokurorë, secili thotë qe e kam marr lëndën, nuk e kam studiua akoma, ka hezitime. Drejtësia në Kosovë nuk funksionon, nuk është vetëm drejtësia e vëllait tim, po janë edhe shumë raste tjera. Nuk e kemi prit që një luftëtar i ditëve të para vritet në atë mënyrë. E dini qysh është ekzekutua për mi hup gjurmë? Ne gjithmonë fajtor si organizator e dimë Serbinë. Po janë edhe bashkëpunëtorë të Serbisë, njerëzit që e kanë ndihmua këta dhe dorasit janë shqiptarë, deklaroi Besim Kelmendi. Më 27 shkurt të vitit 2021 ishte gjetur trupi i pa jetë dhe i djegur i Qerim Kelemendit në makinë, në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Llabjan të Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Dr. Hafir Shala kthehet për të mos u larguar asnjëherë nga aty ku 23 vite më parë ju ndërpre kontributi i tij në shërbim të popullit

Dëshmitari në gjyqin kundër Slavisha Filiqit, rrëfen se rrëmbimi i doktor Hafir Shalës ishte i planifikuar

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, u mbajt seanca gjyqësore kundër Slavisha Filiqit, …