Në 8 vjetorin e shpërthimeve tragjike të Gërdecit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se një nga autorët sot ndodhet jashtë vendit, për të folur pikërisht për Reformën në Drejtësi. “Sot shënohen 8 vite nga një ngjarje që ka tronditur mbarë vendin, dhe sot një nga autorët është jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin”– tha Tahiri. Duke folur para 5000 kandidatëve për shkollën e Policisë, të cilët nisin testimin, ministri Tahiri tha se Policia e Shtetit përballet me sfidën për të arrestuar ata që shkelin ligjin, por që vetëm disa ditë më pas lirohen nga Gjykata. “Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë që kishte nxjerrë nga burgu një person që disa ditë më parë ishte arrestuar. Për këtë reagoi edhe një Unioni i Gjyqtarëve. Po pyesja veten, mirë gjyqtari që kishte mbase hallet e veta, por këta të unionit a kanë ndonjë kalendar. Policia sot duhet të luftojë dy herë, njëherë për të arrestuar atë që thyen ligjin, e njëherë pasi e liron gjykata”, tha ministri Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …