Këshilltari për medie i kryetares, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimit se zëdhënësi i UÇK-së gjatë luftës pastaj kryekuvendar e një kohë edhe kryetar i Kosvës, Jakup Krasniqi në webfaqen e Presidencës paraqitet si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kupina tha se zonja Osmani dhe stafi i saj politik s’ishin të njoftuar e as të konsultuar lidhur me, sikur thuhet, ndërhyrjen në uebfaqe, sa i përket biografisë së ish-kryetarit në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi. Zotri Kupina tha se kryetarja paska kërkuar të merren masa disiplinore për personat përgjegjës, por edhe hetim nga Policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …