Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është ndërprerë procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike. Kjo masë u morë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat parandaluese për mbrojtje nga koronavirusi. Bazuar në këtë vendim, nga sot ndërpritet procesi mësimor i kadetëve dhe studentëve dhe po ashtu pezullohen të gjitha aktivitetet të cilat janë në fushëveprimtarinë e akademisë. Kadetët e Policisë së Kosovës, sot në paradën e mëngjesit u njoftuan nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi për ndërprerjen e trajnimit të Programit Profesional si dhe u kërkua nga ta që të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me masat preventive kundër koronavirusit COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …