Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nesër më 16 mars mbahet seminari i fillimit të Projektit të Binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit të Instrumentit për Ndihmë Para –Anëtarësimit (IPA), projekt i cili do të implementohet nga Finlanda dhe Estonia. Në hapje të seminarit do të jenë ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nazmi Iballi, Christof Stock nga Zyra e Bashkimit Evropian, Ambasadorja e Finlandës Anne Huhtamaki, udhëheqësja e projektit të binjakëzimit Krista Haak, përfaqësues nga agjencionet e sigurisë si dhe ekspertët e projektit të binjakëzimit. Seminari i projektit të binjakëzimit do të fillojë nga orën 09:30.
