leoni

Në aksin e vijës malore, Berishë-Maja e Pallanikut përfundoi faza e parë e ndërtimit të rrugës, për te Bunkeri i Radios-Kosova e Lirë

Në aksin e vijës malore, Berishë-Maja e Pallanikut përfundoi faza e parë e ndërtimit të rrugës, për te Bunkeri i Radios-Kosova e Lirë

Sot në aksin e vijës malore, Berishë-Maja e Pallanikut ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të rrugës, për te Bunkeri i Luftës i Radios-Kosova e Lirë.  Pas afër 24 vjet të ekzistimit të Radios-Kosova e Lirë, pas shumë e shumë përpjekjeve, më në fund përfundoi faza e parë e ndërtimit të rrugës, për te Bunkeri i Luftës në Pallanik.

Puna në finalizimin e rrugës  dhe të vazhdojë  me  hedhjen e shtresave të nevojshme të zhavorrit  pasi terreni i përthyer malor kërkon edhe trajtim specifik në vende të caktuara. Për fazën përfundimtare të punimeve kërkohen edhe mjete të tjera financiare, të cilat nuk i përballon dot buxheti i dobët e Radios-Kosova e Lirë andaj Radio i ka drejtuar kërkesë komunës së Malishevës,  dhe të Drenasit,

Pronari i firmës “Ardi”, Mentor Hoti, luftëtar i lirisë, anëtar i stafit të Radios gjatë luftës, ka marrë përsipër t’ i kryejë punimet në këtë  territor shumë të përthyer malor.

Mbështetjen financiare për këtë fazë të realizimit të ndërtimit të rrugës  e ka dhënë prof. dr. Xhavit Lipaj, një veprimtar i mirënjohur dhe kontribues i jashtëzakonshëm i  mbrojtjes së vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të përkujtojmë me këtë rast, se drejtoria e Radios-Kosova e Lirë ka bërë përpjekje të pareshtura që institucionet e Shtetit ta marrin në mbrojtje   Shtëpinë Muze, në fshatin Berishë dhe ta rregullojnë rrugën deti te Bunkeri i Radios, tashmë i rrënuar  në Majën e Pallanikut, por nuk ka gjetur mirëkuptim as përkrahje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …