Në Ambasadën e Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit për dy kadetët e FSK-së që kanë përfunduar Akademinë

Në Ambasadën e Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit për dy kadetët e FSK-së që kanë përfunduar Akademinë

Në Ambasadën e Kosovës në Berlin është mbajtur ceremonia e diplomimit për dy kadetët e FSK-së që kanë përfunduar Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundesver Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se nëntoger Albert Krasniqi me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në xhenio luftarake dhe nëntoger Valdrin Talla gjithashtu me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në logjistikë. “Me këtë rast diplomat janë dorëzuar tek nëntoger Krasniqi dhe nëntoger Talla nga Shefi i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bundesver, kolonel Kristian Shmidt. Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori Faruk Ajeti, atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi, zyrtarë të lartë ushtarakë nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë, atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë, zyrtarë të tjerë të Ambasadës së Kosovës si dhe familjarët e të diplomuarve.”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …