Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar se ishte e nderuar që bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, gjeneralin Goldfein, në ambientet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluan monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. “Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Miloseviqit. Më 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …