leoni

Debati për demarkacion

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës po vazhdon debati për demarkacionin e vendit tonë me Malin e Zi

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës po mbahet debati për demarkacionin e vendit tonë me Malin e Zi. Ky debat ka zgjuar shumë interesim te qytetarët liridashës të vendit edhe pse nuk pritet të sjellë ndonjë zgjidhje, meqë qëndrimet e pozitës dhe të opozitës nuk kanë ndërruar në asnjë segment. Ajo që mund të sjellë ky debat është që pavarësisht rezultatit të tryezës, procesi i miratimit të marrëveshjes së debatueshme për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, pritet të kalojë në një seancë të rregullt brenda gjysmës së dytë të muajit gusht, thonë burime të afërta me procesin, shkruan Evropa e Lirë. Qeveria e Kosovës, thuhet se, brenda pak ditësh mund ta dërgojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, duke kërkuar pajtimin e shumicës për të kaluar një kusht të domosdoshëm evropian. Mësohet se drafti i ri që pritet ta diskutojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë javëve në vijim, do të përmbajë një klauzolë të veçantë me të cilën do të kërkohet që “çështjet kontestuese të rinegociohen me Malin e Zi”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …