Në ambientet e Ministrisë së FSK-së, filloi punimet edicioni i 7-të i Konferencës “FSK dhe Partnerët’’

Në ambientet e Ministrisë së FSK-së, filloi punimet edicioni i 7-të i Konferencës “FSK dhe Partnerët’’

Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, filloi punimet edicioni i 7-të i Konferencës ,,FSK dhe Partnerët’’, ku po marrin pjesë atashetë ushtarakë dhe ata të mbrojtjes,  përfaqësues të ambasadave të shteteve me të cilat MFSK-ja ka bashkëpunim bilateral dhe multilateral. Punimet e konferencës i shpalli të hapura, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili tha se Konferenca e 7-të ,,FSK dhe Partnerët’’ përkon me fillimin e mandatit të tij si ministër, dhe se qëllimi i tij është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral të FSK-së dhe shteteve partnere si dhe harmonizimi i aktiviteteve që kanë për qëllim mbajtjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së. Gjithashtu, ministri i FSK-së foli për qëllimin e konferencës, harmonizimin e aktiviteteve si dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në përputhje me konceptet euroatlantike si dhe për kërkesat dhe nevojat për rritjen e nderveprueshmerisë. Ministri Berisha po ashtu i njoftoi ushtarakët dhe diplomatët e vendeve partnere mbi planifikimin për të ardhmen e FSK-së, ku ndër të tjera tha: “Ne jemi duke punuar në përgatitjen dhe planifikimin e ndryshimit të misionit tonë, respektivisht në ngritjen e kapaciteteve tona për misionin e ri kushtetues.’’

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …