Rexhep Selimi

Në ankesën e avokatit të Rexhep Selimit, thuhet se gjyqtari paraprak i dha leje për të apeluar vendimin lidhur me disa çështje

Në ankesën e mbrojtjes së Rexhep Selimit, i arrestuar një vit më Parë nga Gjykata Speciale,  thuhet se gjyqtari paraprak i dha leje për të apeluar vendimin për çështjet e mëposhtme. “Nëse pretendimet për kontribut jo-kriminal të ndërmarrjes kriminale së përbashkët në aktakuzën e konfirmuar, e bën atë të dëmtuar ose është çështje e ligjit për t’u ngritur në gjyq; nëse Zyrës së  Prokurorit nuk i kërkohet të përcaktojë në mënyrë specifike se cilat krime bien përfundimisht brenda qëllimit të përbashkët kriminal dhe cilat jo kur pretendon përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, dhe në alternativë ndaj ndërmarrjes së përbashkët kriminale, saktësohet  në parashtresën e mbrojtjes së Rexhep Selimit. Në ankesën e mbrojtjes thuhet se asaj  iu ka  dhënë leje të apelojë edhe për çështjen nëse Zyrës së Prokurorit  i lejohet të pretendojë se çdo individ i përmendur në aktakuzë mund të jetë ose anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale ose një mjet i saj, nëse e deklaron këtë në alternativë. Aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …