Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Goxhja përpara hyrjes në sallën ku po organizohet ky panair janë shoqëruar nga qindra qytetarë që kishin dalë për të përshëndetur dhe për t’i uruar atyre mirëseardhjen. Ministrja Balluku u shpreh se kjo është pjesa ku janë vendosur të gjitha kompanitë shqiptare që kanë ardhur për të bërë ofertat e tyre për hoteleri-turizëm, bujqësi, ndërtim, infrastrukturë. Aeroporti i Rinasit ka ardhur për të bërë prezantimin e ofertave që kanë pasur. Secili prej tyre është i pajisur me kontrata direkte që mund të lidhen dhe të gjithë ofertat sa i përket lehtësimeve të ndryshme të punës”, tha Balluku. Kryeministri Rama ka ndaluar personalisht në çdo stendë, ku ka komunikuar me përfaqësuesit e kompanive dhe ka theksuar mundësitë për pozicionet e ndryshme që ofrohen me paga që nisin nga 1 mijë euro në muaj, duke u rritur në varësi të kualifikimeve dhe përvojës profesionale.
