Sot, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, në banesën e Kadri Limajt u zbulua pllaka përkujtimore e njërës prej bazave më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para dhe gjatë luftës. Demir Limaj, tha se në këtë banesë kanë qëndruar figurat e njohura të UÇK-së dhe janë bërë shumë plane operative. Ndërsa, kryetari i OVL të UÇK-së së dega në Prishtinë, Fatmir Sopaj tha se kjo është baza ku janë marr vendime të rëndësishme. Unë falënderoj familjen Limaj të cilët para gjatë luftës kanë pasur guxim që banesën e tyre ta lëshojnë në shërbim të ushtarëve të UÇK-së”, tha me këtë rast, Fatmir Sopaj.
