Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë Amerikanë, njëzetë pjesëtarë të Regjimentit të dytë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore përfunduan trajnimin një javor “Shkathtësi Malore”. Gjatë trajnimit pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës u aftësuan në teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura, kalimin e pengesave ujore dhe repelim. Në Komandën e Forcave Tokësore në Burim u mbajt ceremonia e certifikimit, ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe atyre Amerikanë, të cilët vlerësuan lartë rëndësinë e trajnimeve të tilla të cilat kanë qellim ngritjen e aftësive taktike të pjesëtarëve të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …