Në Bashkimin Evropian sërish është debatuar për çështjen e heqjes apo vazhdimit të masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Të vëna në vitin e kaluar. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se Brukseli e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë rreth çështjes së largimit të tyre, varësisht nga zhvillimet në teren. Mesazhi i Këshillit Evropian në dhjetor edhe kur u vendosën masat ka qenë shumë i qartë, se Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave të BE-së në varësi të zhvillimeve në terren në bazë të raportit të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së që iu kërkuan Kosovës”, ka thënë Stano. Ai ka shtuar se mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit, mirëpo nuk ka treguar kohën se kur do t’i dorëzohet Këshillit Evropian. Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet tek Këshilli Evropian. Lidhur me përmbajtjen s’mund të komentojë sepse këto janë procedura brenda Këshillit”, ka thënë Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …