Malisheva që ndryshe njihet si bastioni kryesor i Nismës për Kosovës, garës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 22 tetor i ka hy me Ragip Begajn i cili do të kërkoj besimin qytetarë edhe për një mandat. Por e veçanta e këtij subjekti politikë në këtë komunë është së bartëse të listës zgjedhore e ka caktuar një femër, Masteren e psikologjisë Arbëreshë Krasniqi e cila edhe në mandatin e kaluar ka qenë shefe e asamblistëve të Nismës. Ajo ka qenë zëri i fuqishëm i qytetareve të Malishevës duke ngritur tema të arsyeshme në kuadër të asamblesë komunale. Krasniqi ka iniciuar dhe ka kërkuar vazhdimisht që me emrat e dëshmoreve të UÇK-së të emërtohen, sa me shumë institucionet, rrugët dhe sheshet. “Të nderohen dëshmorët është t’i nderosh brezat e tërë që kontribuuan për lirinë tonë. Ti pagëzosh institucionet me emra të dëshmorëve është nderë edhe për brezat që do të vijnë! Pasardhësit tanë do të frymëzohen për atdhedashuri, kur në shkolla, sheshe, palestra, rrugë e kudo, institucionet tona i quajmë me emra të nderuar e të çmuar Dëshmorë!”, ka shkuar kohë më parë një postim të sajë bartësja e listës së Nismës në Malishevë Arbëreshë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …