Në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë, janë gjetur mbetje mortore

Në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë, janë gjetur mbetje mortore

Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutela, ka njoftuar se në bazën e KFOR-it, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, gjatë gërmimeve  janë gjetur mbetje mortore. Ai ka saktësuar  se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re. Tani për tani  nuk dihen detaje të tjera, por hetimet janë duke vazhduar. Ato po  zhvillohen nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës, e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutela.

 

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …