Në Serbi po shtohet frika nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL mund të ketë pasoja për kriminelët e luftës, ku bëjnë pjesë ish-ushtarakë, por edhe persona të tjerë nga strukturat ushtarako policore serbe, që morën pjesë në krimet ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Sipas gazetës beogradase “Blic” në qoftë se Kosova anëtarësohet në INTERPOL, në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova do të gjendet ish ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq. Duke u thirrur në burime diplomatike nga Prishtina, gazeta serbe thotë se emri i gjeneralit Dikoviq është përmendur edhe më parë. Ai ngarkohet me përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar, e cila atëherë ishte nën komandën e gjeneralit Dikoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …