Në Beograd vazhdojnë ankesat drejtuar autoriteteve të Prishtinës të cilat kanë ndaluar në dogana hyrjen e kamionëve nga Serbia, që transportojnë materiale të rrezikshme – naftë e gaz – në Kosovë. Kosova e ka vendosur këtë ndalim si masë reciprociteti ndaj Serbisë. Beogradi zyrtar thotë se Prishtina “po shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe se lidhur me këtë është në kontakt të vazhdueshëm me Brukselin”. Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës Branimir Stojanoviq, është treguar tejet i shqetësuar, duke thënë për mediet se kjo praktikë e marrjes së vendimeve të këqija po vazhdon pa dijen e ministrave serbë. Për fat të keq ky është reagim ndaj presionit të disa partive ekstremiste opozitare të cilave iu pengon gjithë ajo që është serbe e Qeveria në Prishtinë iu del përballë për të shpëtuar nga pakënaqësia. Sipas tij vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk është në shërbim të normalizimit të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë. Zëvendësi i kryeministrit Mustafa, serbi Mariq nuk ka shpjeguar fare shkaqet për ndalimin e tranportit të naftës e gazit që hyjnë nga Serbia në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …