Më 19 korrik të vitit 1998 ka filluar Beteja për Mbrojtjen e Rahavecit. Atë ditë komandanti, Agim Çelaj, i shoqëruar prej Agush Gjocajt e Sadik Shalës, me 16 shokë të tjerë, rreshton luftëtarët, në Rrasat e Rahavecit nëpër aksin e magjistrales Prishtinë-Rahavec. Por po atë ditë, forcat serbe depërtonin nëpër Shpatin e Shtavicës dhe breshërojnë aksin e magjistrales. Gjatë luftimeve përjetësohen në altarin e atdheut Agim Çelaj në ballë të luftimeve e pranë tij edhe bashkëluftëtarët: Sadik Shala, Liman Gegaj, Faik Rama, Gëzim Hamza e Abdullah Bugari, ndërsa në vazhdën e këtyre luftimeve përreth Rahavecit përjetësohen edhe: Gani Paçarizi, Hamdi Berisha, Afrim Krasniqi, Agim Kelmendi, Skender Jahë Kastrati, Tafil Zyberaj, Mizahir Isma, Arian Brahimi, Bekim Isma, Eshrafedin kastrati, Remzi Ukshini, Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa, Xhevat Kasapi, Habit Berisha, Ramadan Morina e Ruzhdi Xhuliqi. Kështu dhe në këto luftime në sajë të qëndresës dhe heroizmit të luftëtarëve të Fortesës, të Drinasit, të Krushës së Madhe, të Drenajt e të Llapushës, me një sakrificë të madhe e me gjakun e nëntëmbëdhjetë dëshmorëve, u shkrua edhe historia e marrjes së qytetit të Rahavecit dhe të mbajtjes së tij deri me 24 korrik të vitit 1998.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …