Në fshatin Binqë të Vitisë, kanë filluar punimet për asfaltimin e një segmenti të rrugës “Rrezja e Lirisë”. Kjo rrugë lidhë fshatin Binqë me vendin e quajtur Godeni i Ri kurse asfaltimi i saj është mirëpritur nga banorët. Po ashtu Komuna e Vitisë ka bërë edhe shtrimin me zhavorr të një rruge e cila lidhë fshatin Ramnishtë me Godenin e Ri dhe Binqën. Me këtë rast kryetari Haliti ka vizituar të dyja këto rrugë për të pare nga afër punimet e bëra.